Në Retijë inaugurohen shkronjat e arta të UÇK-së

     Dje , në fshatin Retijë të Rahovecit është mbajtur ceremonia e inaugurimit të shkronjave të arta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në praninë e familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, përfaqësuesve institucionalë, banorëve dhe mysafirëve.

Aktiviteti u organizua në nderim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës së dëshmorëve, heronjve dhe luftëtarëve që kontribuuan në çlirimin e vendit. Retija, gjatë luftës çlirimtare, ishte një pikë e rëndësishme strategjike e Zonës Operative të Pashtrikut. Në këtë lokalitet u organizuan dhe u riorganizuan Brigadat 124, 125 dhe 126, të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri. Në kuadër të ceremonisë u ndanë edhe dekoratat komunale “Medalja e Lirisë” për disa veteranë të kësaj zone, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tyre në luftën çlirimtare.Në këtë cermoni mori pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi si dhe ish komandant e luftëtarë që ishin pjesë e ktij shtabi/QendraPress/