LETËR E HAPUR-:/Nga:Kumrie Avdyl Shala!

Si zyrtare për kategoritë e luftës në Komunën e Pejës, shpreh shqetësimin tim të thellë për çdo gjuhë fyese, denigruese, shantazhuese kerrcnuese, apo çdo formë keqtrajtimi ndaj këtyre familjeve që dhanë njërzit më të shtrejtë në luftë.

Andaj, u bëj apel institucioneve relevante dhe organeve kompetente që, ndaj çdo personi që fyen, kërcënon, shantazhon apo cenon dinjitetin e këtyre familjeve, qofshin zyrtar shtetëror, përfaqësues publik apo qytetar, le të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me ligjet në fuqi.

Këto familjet meritojnë respekt dhe dinjitet ne shoqerinë tonë.

Fyerjet dhe gjuha denigruese ndaj tyre janë fjalë që lëndojnë thellë shpirtërisht familjet që kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e Kosovës.

Është e drejtë e secilit qytetar të jetë i pakënaqur me situatën politike ne vendë, të kritikojë dhe të shprehë mendimin e tij lirshëm. Por çdo fjalë dhe çdo veprim publik duhet të ketë kufijtë e respektit dhe të përgjegjësisë. Pakënaqësia politike nuk duhet të shndërrohet në fyerje, poshtërim apo sulm ndaj familjeve që kanë sakrifikuar më të dashurit e tyre.

Këto familje nuk kërkojnë privilegj, ato kërkojnë respekt për sakrificën e tyre dhe dinjitetin njerëzor.

Si zyrtare që përfaqësojë dhe punon me këto familje meritore, kërkoj nga institucionet kompetente që ndaj çdo shkelje të tillë të merren masa rigoroze dhe të ligjshme, pa dallim të pozitës, funksionit apo statusit të personit që kryen veprimin.

Liria e Kosovës është amanet i tyre .

Respekti për familjet që dhanë më të shtrenjtit e tyre për lirinë, e vendit, këta duhet të jetë mbi çdo interes politik dhe një përkujdesje njerëzore.

Nga:Kumrie Avdyl Shala!