Çaste poetike me poetin;-Skender BERISHA

SYSHQIPONJA

————————————–

* Përmet Vulës-heroit të kombit

Në sytë rreze e diellit,

Vizaton përmasën e lirisë.

Gjakova u ngjit në Junik.

Për grykë pushke,

Flitka Përmeti fisnik.

Në shpirt një flakë ngjitet,

Ndër plumba djali rritet.

Aty liria nis e buzëqesh,

Prej shkrepash deri në shesh.

Një tjegull e ngriti përpjetë,

Merr frymë dhe hesht.

Kërkon armikun ku është,

Trok t’ia bëjë kudo të jetë.

Kjo tokë nuk mbetet shkretë,

Kurrë s’mbetet pa Përmet.

Kosovë nëna sot e këndon,

Këtë zog lirie sa të vërtetë.

15 gusht 2017

/QendraPress/