Fryma poetike  me poeten:-Marigona KELMENDI

Faqe e re

————————–

Dhe erdhi dita e bardhë

I hodha të gjitha pas vetes

Bëmat e tij të tyre vejevinin

Duhej një orë e re

Një tik-tak i ri

Se diçka zbuloi lojën

Aq të pështirë

Për një të re aq të dëlirë

Natyra nuk duron prapësira

Zbulesa po është vetë mrekullia

Unë nuk i thura elegji

Doja ta mbroja jetën

Lashë copëza e gropëza mënjanë

Pikë-pikë u ndrag dhe gjaku

Frikën nuk e kisha këmishë trupi

As kur fatin e kisha kundër

Lëkura nuk ndërrohet

Sado deti të ketë ka valë

Ani pse dielli përvëlon

Sidomos kur dimri ngrin

Foli tash syve të çakërdisur

A thua këtë doje dhuratë

Hap faqe të re

Mënjanë kujtime të hidhura

MarKeL De

/QendraPress/