Fryma poetike me poetin:-Idriz Berisha XHIXHI

PALETË ME NGJYRA DIELLI

———————————–

Në tabllon e fundit,piktori harroj sytë

i bëri dritare me pamje nga TI

e ngjyrat në paletë u ngatrruan

u bënë plagë fjalësh me gjuhë kobi

varur djegësh të thyera

T’a kujton artin e shpellave

e lumin e bardhë mes fushave

Eh!

Kush i beson vrapit,nxiton

Kush i beson diellit-ndriçon!

Hijet boshatisen gjumin

muaren udhë pa emër

Ecin si nëpër teh shpate

Kërkojnë njerëz nëpër orbitë.

Për dy fjalë burrash i mori malli.

Në tabllon e dytë,piktori harroj dorën

Eh!

Kush i beson hijës mbetët pa dritë

Kush i beson fjalës ,mbetët në shpresë.

Kërkuam gjurmë në fytyrë dielli

I gjetëm në pllaka guri

Mbështjellë me lavdi kat- kat

Si n’pikturë të bërë pa duarë

Me ëndrra t’ngjyrosura mbi mal

Panelin e lash peng

Simfoni t’a bëni -poezi.

Kur mbaroj piktura,dola nga ëndrra

U bëra PALETË NGJYRASH

U shndërrova në gur kripe

/QendraPress/