Filloi viti shkollor në Prizren, për ata që ulen për  herë të  parë nga banka shkollore emocione  edhe  vetë prindërit ndijenë.

                    Si në mbarë  Kosovën edhe në  Prizren  filloi  viti i ri shkollor. Përgaditjet janë  bërë të mjaftueshme. Ne sot, kemi vizituar shkollën ‘’’ Mati Logoreci ‘’ I cili me këtë rast  na bëri me dije se në këtë shkollë  cdo vit ka  rritje të numrit të nxënësve që  ulen  për herë të parë në klasat e para. Këtë vit tha se  janë 80 nxënës  në klasat e para në  gjuhën shqipe. 22 nxënës  në  gjuhën turke dhe 5 te tjerë në  gjuhën  boshnjake. I kemi  kryer  përgaditjet me kohë , por  kemi mungesën e ditarëve  dhe besojë se edhe  do gjendemi disi deri te  furnizimin me ditar shkollor.ku kemi pa se  entuziazmi i këtyre nxënësve ishte mjaftë I madh. Sipas drejtorit të  kësaj shkolle Ilmi Rexhaj

Kurse me shumë emocione  sot, ishin edhe vetë prindërit që  i dërgojnëë fëmijët e tyre në  klasat e para siç  u shpreh  njëra nga  prindërit Elife Opoja., që  përcillte në klasë të parë vajzën e sajë Eliza. Kurse  sot,në mënyrë  solemne  u bë  ftesa  e nxënësve të klasave të paras .Siç  bëri mësuesja Selevte Berisha,  e kështu me radhë si mësuesja  mjaft e kërkuar nga  prindërit

Përderisa  me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren,edhe  drjtoresha e DKA-së  Luljeta Veselaj Gutaj ka përcjellë urimet më të përzemërta për nxënësit dhe prindërit që janë pjesë e komunitetit të madh arsimor.

Sot nxënësit e komunës sonë i rikthehen bankave shkollore për të nisur një kapitull të ri të dijes, zhvillimit dhe ëndrrave të tyre. Bashkë me ta, prindërit dhe familjarët ndajnë emocionin, shpresën dhe përgjegjësinë për rrugëtimin arsimor të fëmijëve të tyre.

Arsimi është investimi më i rëndësishëm që mund t’i bëjmë të ardhmes së Prizrenit. Prandaj, përkushtimi ynë institucional do të jetë i vazhdueshëm për krijimin e kushteve sa më të mira në të gjitha shkollat e komunës sonë. Do të punojmë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore, pajisjen e shkollave me mjetet e nevojshme, krijimin e mjediseve të sigurta dhe të përshtatshme për mësim, përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve për nxënësit dhe mbështetjen e mësimdhënësve në përmbushjen e misionit të tyre.

Por, asnjë institucion nuk mund ta përmbushë i vetëm misionin e madh të edukimit.

Prandaj, këtë fillimvit shkollor dëshirojmë t’u drejtohemi veçanërisht prindërve dhe familjarëve: uroj që prania juaj në jetën shkollore të fëmijëve të jetë më e madhe, më e vazhdueshme dhe më aktive.

Qoftë ky një vit i dijes, i bashkëpunimit, i sukseseve dhe i hapave të rinj drejt një të ardhmeje më të mirë për fëmijët tanë uron drejtoresha e DKA-së në Prizren/QendraPress/