QEVERIA DUHET TË MBËSHTESË KOMUNAT, JO T’I BLLOKOJË E T’I GODAS QYTETARËT!

                      Nën organizimin e Asociacioni të Komunave të Kosovës, sot protestuam bashkë me përfaqësues të komunave të Kosovës për ta ngritur zërin për mbrojtjen e kompetencave lokale dhe interesit të qytetarëve, pa dallim partie.

Çdo kompetencë që po largohet nga komunat, çdo barrë e re buxhetore dhe çdo kufizim i të hyrave vetanake po e godet drejtpërdrejt qytetarin dhe po e pengon zhvillimin lokal.

MOS UA MERRNI KOMUNAVE ATË QË U TAKON QYTETARËVE!

Ne jemi të bashkuar në mbrojtje të qeverisjes lokale, sepse komunat janë institucioni që i shërben qytetarit drejtpërdrejt. Kjo qasje duhet të ndryshojë menjëherë.

Mjaft me qasje selektive e diskriminuese ndaj komunave!

Kompetencat lokale dhe buxheti i komunave duhet të mbrohen!

STOP DIKTATURËS në Republikën tonë demokratike!