Çaste poetike atdhetare me poeten;-Diana MEHMETI

Një gisht ujë mbi qelq…
———————————–
Një gisht ujë mbi qelq dhe
bota në avull u tret.
Nata varur si xham si një
zog prej shiut i vrarë.
Ti s’ishe më aty oh Zot
veç fryma jote endet nëpër dhomë.
Shkrova mbi lagështirë një emër
me dorë pash si u fundos.
në rrëshqitjen e pikave të mbetjes
si mbytet një kujtim në gjakun e heshtjes.
Dritaret kishin marrë ethe nga
vesa qelqi digjej nga mungesa.
Jashtë… rrugët e zbrazura mbanin
mbi shpinë të vrarë kufomat e
hapave tanë. Një gisht uji mbi qelq…
kaq pak duhet- një grimë.
Zemra çahet si gotë e mbushur me vetmi.
Sepse:
Dashuritë e mëdha nuk ikin
mbas mallit ato mbesin pezull
mes frymës dhe xhamit- si dritë.
Si një britmë që s’gjen dot gojë të lindë.
Autore Amb Diana Mehmeti.
/QendraPress/