Fryma poetike e së dielës me poeten;- Zoica Gjolla POPI

KUJTIM NË VJESHTË

——————————–

Vjeshtë

Lagura mbi të

Gjethe zverdhur poshtë e rënë

Seç më bën të ndjehemi

E trishtë pas dore lënë.

Vjeshtë lagura nën të

Bari i zverdhur vende – vende

Gjethe rëna një nga një

Rrënjë bari nën vete.

Shumë zogj kanë shtegtuar

Ashtu si unë ashtu si ti

Por një tufë harabelash

Më kujtojnë se ka dhe kthim.

Ah, në u kthefsha edhe një herë

Dhembjen e këmbëve ta ndjej

Gjunjëzuar gjunjëprerë

I shtrirë në tokë përdhe.

Mos bëj be për kokën tënde

Vjeshtë e parë nuk do më zërë

Mos ngelte gjethe nëpër degë

Mos ngeltë bar i mbirë në dhe!

Ah, u bëfsha edhe një herë

Shtrat prej gjethesh të rëna

Me parfum vjeshte do të spërkas

Të mos kujtosh vjeshtat e lëna!

/QendraPress/