Kuvendi i Prizrenit thërret mbledhje të jashtëzakonshme për deklaratën lidhur me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së


Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 1 tetor për deklaratën lidhur me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë më 1 tetor 2026, në orën 10:00, një mbledhje të jashtëzakonshme në “Shtëpinë e Bardhë”.
Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet dhe miratohet Deklarata e Kuvendit të Komunës së Prizrenit lidhur me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.