UÇK-ja dhe Republika e Kosovës nuk gjykohen nga propaganda, por nga historia dhe faktet. Shkruan;-Ruzhdi GASHI avokat

                   Deklarata e Kuvendit të Kosovës se vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së është i padrejtë, është një goditje e fortë ndaj atyre që akuzojnë kreun e UÇK-së në veçanti dhe përpiqen ta njollosin UÇK-në në përgjithësi.

Këta individë, shpirtligë e egoistë, që me qëndrimet dhe veprimet e tyre dëmtojnë vlerat e luftës çlirimtare dhe të Republikës së Kosovës, duhet të diferencohen dhe të përballen me përgjegjësinë ligjore, nëse me veprimet e tyre kryejnë vepra të dënueshme. Për çdo pretendim konkret për shpifje, sabotim apo cenim të rendit kushtetues, duhet të ketë hetim dhe vlerësim nga organet kompetente të drejtësisë.

UÇK-ja dhe Republika e Kosovës nuk gjykohen nga propaganda, por nga historia dhe faktet. /QendraPress/