Gjendet pa shenja jete një person në banesë në Prizren,lidhur me këtë togeri Bytyçi jep sqarime

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren. Rasti është raportuar në Polici si “Hetim i vdekjes”, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Përderisa policia dhe autoritetet tjera profesionale po hetojnë rrethanat e kësaj vdekje . Kurse për Rtv ‘’Besa’’ zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyqi sqaron se’’Ai sqaron se policia ka pranuar një informatë se një mashkull rreth 43 vjeqar është gjetur në gjendje pa vetëdije, Menjëherë organet përkatëse janë nisur në drejtim të rastit dhe ata është gjetur personin pa shenja jete të cilin e ka konstatuar ekpi mjekësor’’ pohon togeri Bytyçi