Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

FLETË TË VERDHA
—————————
Prapë u ul mëngjesi në kryet e tremës,
me erën që mbushte arkat e vjeshtës;
flokët e mi, si fije të padukshme,
qepnin në ajër kopsat e kujtesës.
Mendja mbushej me frutaartat
të pjekura në stinën e kolerës
dhe një gjethe e arratisur Swarovski
më ra mbi supe si një kumt i pemës..
E qepa në këmishën e mëngjesit atë kopsë,
në një tetor të mbështjellë me pëlhurë rozë;
kujtoja veten, fshehur në një kioskë,
kur i trembesha diellit në një burg luksoz.
Atëherë, në mësimin e letërsisë së huaj,
mbaja një poezi të palosur në një fletë,
i flisja Bajronit si një udhëtare e huaj:
“Për rrugët e tua kam shkruar më shpejt.”
Sot era i shfleton përsëri ato faqe
dhe mëngjesi më lexon me sytë e trishtuar,
një pikë loti më rrëshket mbi shkronja,
në mallëngjim të ëmbël për vjeshtat e harruara.
Për fjalët që brenda shpirtit të trembur,
i kalova nëpër zjarrin e inkuizicionit,
i lashë të flenë nën hijen e vdekur,
e vetëdijshme se po varrosja destinacionin.
Prapë u ul mëngjesi në kryet e tremës.
Era m’i shfletoi flokët si faqe të vjetra.
Gjethe, kopsë, Bajron, tetor gjithçka mbeti
shkruar në fletoret me faqe të zverdhura.
Dhe unë i hapa një nga një,
si të hapja dyer që s’të çonin askund
por në faqen e fundit kishte nje fjali
“Nje gjethe dhe e vyshkur mëngjesin e tund”
/QendraPress/