Veprimi i nxënësve të shkollës ”Emin Duraku” në Prizren shembull që këkon duartrokitje

Nga drejtoria e SHFMU’’ Emin Duraku‘’ në Prizren, informohemi se ‘’Nxënësit tanë vërtetë janë shembull për sjelljet e tyre, një shembull qe duhet marrë të gjithë.
Nxënësit : Uzejf Krusha dhe Uras Çabrat nga klasa VII- 6 në katin e tretë të objektit të shkollës sonë sot kanë gjetur 5 € dhe menjeherë i sollën në drejtorinë e shkollës. Nuk ështé me rëndësi kjo shumë e të hollave me rëndësi është gjesti,çiltërsia dhe edukata këtyre nxënësve. Pronarit qe i përkasin të hollat mund ti tërheq në drejtorinë e shkollës.’’ . Ky veprim dhe veprimet e kësaj natyre vërtetë meritojnë duartroktije./QendraPress/