Çaste poetike me poetin;-Lulzim HAJDARI

Në qiellin e shtatë.

——————————

Mi ngule sytë në mesrrugën time e dashur,

e unë qesha me sytë e tu të kristaltë.

Me buzën tënde me ftove, me tundoj lekura jote e bardhe,

dhe gjithë at bukuri ma fale, moj hyjnesh e rrallë.

E nën çarqafët e bardhë, livandosur me kurmin tënd,

digjesha i tëri nga afshi kur të shihja të zhveshur ashtu lakuriq.

Hodhëm dy hapa drejt njëri-tjetrit, e buza buzën prek’

e hedh cigaren e dashur, s ka vend, se koha është e shtrejtë.

Ndihemi te lirë, të lumtur në qiellin e shtatë,

çarçafët rrudhosen rrëmbimshëm mbi këtë krevat.

Ekstazë, mërmëritje, fjalë dhe të pakuptimta,

eksplorim erotik, epshi i tendosur s ka të sosur.

E gjoksi jot’ i fryrë gofon bashkë me zemrën time,

njëtrajtësohen rrahjet, shkrihen të dyja në një guack.

Thesar i pazbuluar, një perri e rrallë,

kujtimi, ëndrra e vetë jeta, qenka,

dashuri e marrë…

/QendraPress/