Për realizimin e projektit “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren”


Vendimet që u miratuan në mbledhjen e tetë të Qeverisë – u ndanë edhe mbi 1 milionë euro për efiçiencën e energjisë në ndërtesa publike në Prizren
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e tetë të rregullt, në të cilën ka miratuar disa projektligje, kërkesa, raporte dhe vendime.
Ndër to është miratuar edhe kërkesa e Komunës së Prizrenit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,489,670.00€, për realizimin e projektit “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren”, përmes Klauzolës së Investimeve. Kjo me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare që rrjedhin nga punët e realizuara, në përputhje me dinamikën e zbatimit të projektit.