Bashkëpunim në mbështetje të grave të prekura nga kanceri!

                  Drejtori  i Sptalit Rajonal në Prizren ,Osman Hajadari, bashkë me një pjesë të stafit të tij, sot, ka pritur përfaqësueset e Shoqatës “Gratë Burrnesha”, të udhëhequra nga kryetarja znj. Luljeta Tejeci Krasniqi.  Ai me këtë rast ka shkruar ‘’Sot pata kënaqësinë të pres në takim përfaqësueset e Shoqatës “Gratë Burrnesha”, të udhëhequra nga kryetarja znj. Luljeta Tejeci Krasniqi.

Gjatë takimit diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe kësaj shoqate, me fokus të veçantë në mbështetjen e grave të prekura nga kanceri, lehtësimin e qasjes në shërbimet shëndetësore dhe organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese e parandaluese.

Gratë që përballen me kancerin kanë nevojë jo vetëm për trajtim shëndetësor, por edhe për përkrahje, solidaritet dhe përkujdesje të vazhdueshme.

Shprehëm gatishmërinë tonë për të zhvilluar iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në përmirësimin e kujdesit dhe cilësisë së jetës së grave të prekura nga kjo sëmundje.

Falënderoj Shoqatën “Gratë Burrnesha” për angazhimin dhe kontributin e saj human në shërbim të grave dhe komunitetit.’’ Kurse ai ditë më parë  bëri marrëveshje  me Shoqatat e dala nga lufta që  gratë  e familjeve të tyre të kenë përkrahje jo vetëm gjatë muajit rozë , por,  ta kenë përkrahjen edhe më  shumë e përkujdesje të shtuar/QendraPress/