E diela me poeten.Lina Arifi Lina Arifi

Krusha
E mbuluar n’gjak t’pafajshem
Tokë e qëndisur n’varre
Fëmijë i lënë jetim
Pa vatër e shtëpi
Pa nënë e baba,
Djep i djegur,
Hënë e shuar
Diell i palindur kurr
Krusha, e mbuluar n’dhimbje,
N’lot e trishtim!
Prehër nanash i boshatisur,
Nuse e ve, duvak pa qëndisur!
Fëmijë i braktisiur, masakruar
Plotë 21 vjet, plagë e pa shëruar,
Endrra t’lanme ngjysmë,
Lule t’kopshtit të thara
Pranverë e vyshkur!
Verë e acart
Stinë e pa ndrruar kurr,
Vetëm lot, dhimbje e mërzi
Sot me 22 vite burg,
Ah, ç’është kjo drejtësi ?!
Ç’do i thuash nënës,
Qe ka mbetur pa djalë?!
Çdo i thuash vashëzës,
Qe ka mbetur pa baba
Ç’do i thuash shtëpisë,
Qe ka mbetur pa zot.
Ç’do i thuash fshatit
Qe ka mbetur nën hije errësirë,
Ç’ka do ti thuash nuses që ka mbetur pa stoli ?!
Çka doni thuash Krushës,
Ku është ajo drejtësi ?!