A do të vihet në vend drejtësia ndërkombëtare, dhe a po i ve fundi Gjykatës Speciale?!!-Shkruan;Qazim THAÇI  

        Padrejtësia  ligjore që po ndodhë  më çlirimtarët e Kosovës  dhe me ish Presidentin,Hashim Thaçi, ish krye-parlamentarët; Kadri Veseli e  Jakup Krasniqi dhe deputetin  Rexhep Selimi e të tjerë  në  Gjykatën  Speciale ,jo pa qëllim po e dridh  drejtësinë ndërkombëtare,sepse  në këtë formë , ata  po i shkelin ligjërisht  në parim të drejtat njerëzore, që është parimi më  me prioritet në  botë,. Ikja  apo dorëheqja e gjyqtarëve të kësaj  gjykate, pastaj  faktet e më vonshme të zbuluara se  ata  ishin ose të inkriminuar ose të dyshuar  për marrje  të mitos nga  Serbia, janë një hije  jo e mire  drejtësisë ndërkombëtare, Sot,  është ‘’sihariqi’’ radhës  kur Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nikola Giju ka dhënë dorëheqje si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Kështu u bë e ditur në njoftimin për media të lëshuar nga Gjykata Speciale. Kur dihet edhe për dorëheqjet tjera ,atëherë  nuk mbete asgjë tjetër por  të bëhet lirimi i atyre që pa faj mbahen në paraburgim. Dhe nuk duhet të lejohet më  që dramë e këtij turpi të  vazhdojë, sepse  kjo gjykatë  tashmë  e ka  humbur edhe kredibitetin edhe besimin e drejtësisë. Kur kësaj is hetohet e vërteta  se ata mbahen në  paraburgim ,  për këto deklarata të shpifura shumica të paguar nga  Serbia e  për këto ka faktet e dëshmi. Si mundet që një çlirimtar të mbahet në arrest, për deklaratat e atyre/hiq  ata që flasin publikisht dhe  dokumentojnë  pafajësinë e të akuzuarave /  . Derisa disa nga ata  dëshmitarë  ose oshin pjesëmarrës  të krimeve , ose  ishin drejtpërdrejtë  edhe pjesë krimeve,e tani dëshmojnë kundër çlirimtarëve, të cilët  botërisht i përkrahu bota  e mbi të  gjithë i përkrahu SHBA dhe Evropa e NATO .Si mundet të jetë  fajtore  ajo luftë e ata çlirimtarë  që  ishin në mbrojtje  të gjenocidit që  e bënte  Serbia   dhe e përsëriste  Bosnjën  në  Kosovë. Tashmë lirimi i  të akuzuarve  dhe mbrojta e tyre në iri është minimumi i së drejtës  ndërkombëtare, sepse  kur  kësaj nuk i përballojnë  më  as  vetë  gjyqtarët si z, Nikolal Giju, flasin  për dëshmitë se  piritet që të vihet në vend drejtësia ndërkombëtare, dhe a po i vie fundi Gjykatës Speciale?!!.

Kur kësaj  i shtohet   një dëshmi e madhe edhe  skulptura e Leotrim Ahmetit, punuar nga Sabri Behramaj, shtatore që do të vendoset në Skenderaj. E cila në vete ka mesazhin ‘’Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barku ‘’Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë’’. Ky mesazh është  vetëm një nga sekuencat e ku  tashëm e 25 vite ka mbi 1260 familje që ende  as varret nuk ua dinë më të dashurve, kjo plagë  që  kullon e  zgjerohet me  më shumë dhembje. Qoftë edhe një ditë  vazhdimi i kësaj  gjykate  me këto padrejtësi ndaj çlirimtarëve. Kjo padyshim  besojë  se  edhe Qeverinë e Kosovës  duhet ta vejë më në lëvizje  për  kërkim drejtësie  ndërkombëtare, Ose  qytetarët më nuk besojë se do të presim që kjo padrejtësi të  vazhdojë, ata do të kërkojnë përmes protestave demokratike  që lirimi i çlirimtarëve të jetë  realitet. Sepse në  drejtësi thuhet  parafrazim ‘’Edhe drejtësia e vonuar është padrejtësi’’/ëëë.QendraPress.com/