Adresimi i parë i Kosovës në KiE, Bogujevci: Kosova nuk ka të ardhme tjetër përveç Bashkimit Evropian 
Bogujevci tha se Kosova qëndron përkrah popullit të Ukrainës dhe dënon pushtimin rus atje.Deputetja kosovare rrëfeu se edhe ajo vet është e mbijetuar se një masakre, andaj e di shumë mirë se nëpër çka po kalon populli ukrainas, shkruan Reporteri.net Ajo tha se e ardhmja e Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor është Evropa.“Ju falënderoj që na keni dhënë këtë mundësi dhe për tërë mbështetjen që shumë nga ju kanë dhënë përgjatë viteve për Kosovën.Dhe për vendimin që ne aktivisht të angazhohemi në këtë debat, me shpresën që shumë shpejtë do ta kemi të drejtën e plotë të participimit.Ka shumë për të thënë, sot mund të flisja për të arriturat e Kosovës, si një nga demokracitë më të konsoliduara në botë, nëse nuk mund të besoni mund të vini dhe ta shihni. Vështirësitë tona me të cilat po përballemi, vështirësitë me fqinjët, apo e kaluara që kemi. Por, sot po përballemi me me një luftë brutale, sot ne po luftojmë për demokracinë dhe nuk po flasim vetëm për Ballkanin Perëndimor por të ardhmen e Evropës. Ne si Kosovë dhe të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor janë Evropë dhe nuk mund të ketë të ardhme tjetër për ne, veçse të jemi pjesë e Evropës familjes. Në këtë drejtim, në çdo vendim që marrim gjithmonë mendoj se si këto vendime do të ndikojnë në të ardhmen e gjeneratave tona, të fëmijëve tanë. Tani më shumë se kurrë duhet të jemi të guximshëm dhe të marrim vendim që do të kenë impakt pozitiv në të ardhmen e rajonit tonë, por edhe tërë Evropës. Do të doja t’ju them kolegëve të mi të Ukrainës, por edhe tërë Evropës se që mendimet dhe lutjet tona janë me ju. E di shumë mirë se çka po kaloni. Unë vet jam e mbijetuar e masakrës gjatë luftës në Kosovë dhe ne gjithmonë do të qëndrojmë me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që kjo luftë e tmerrshme do të përfundojë shpejt dhe drejtësia të triumfojë”, u shpreh ajo. /Reporteri.net