Afera e grurit dhe vajit: Ministrja Hajdari padit gazetën Nacionale, Buzhalën dhe zyrtarin e MINT
Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, sot ka dorëzuar padi ndaj gazetës Nacionale, e cila ka publikuar disa përgjime që tregojnë për keqpërdorimet që janë bërë me rezervat shtetërore. Portali Paparaci ka siguruar fotografi ku shihet ministrja Hajdari në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke e dorëzuar personalisht padinë. Pas publikimit të përgjimeve, ministrja Hajdari kishte paralajmëruar se gazetën Nacionale do ta padisë për shpifje.Në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe ministrja Hajdari, e cila ka treguar se ka paditur Nacionalen, gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahu. “Sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm.Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë.Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu.” – shkroi ai.