Ajri në Prishtinë është ‘i pashëndetshëm’
‘I pashëndetshëm’ është mbrëmjen e sotme ajri në kryeqytet, sipas matjeve të prezantuara nga Ambasada amerikane, shkruan Reporteri.net.Nga kjo matje, rezulton se shkalla e ndotjes është 156, që do të thotë se ajri është i pashëndetshëm. Nëse gjendeni jashtë, mund ta vëreni sa i pashëndetshëm është ai.Por janë disa lagje në kryeqytet që kanë ajër edhe më të ndotur, për shkak të pozitës.Ajri i ‘pashëndetshëm’ është në lagjen “Pajazit Ahmeti” me shkallë të ndotjes 181, pasuar me rrugën “Nazmi Mustafa” me 164 dhe te Ambasada amerikane me 156. Në Kosovë, kryesisht në stinën e dimrit, ka vite që ajri mbetet me cilësi të dobët.