Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, me dy të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ”Ibrahim Rugova”. Sipas pamjeve të siguruara nga mediat në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Po ashtu dyshohet se në këtë aksident trafiku ka edhe të vdekur.
Derisa më vonë është thënë se ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti në këtë aksident.
Përveç drejtueses së veturës, ka vdekur edhe një grua tjetër si pasojë e aksidentit në Autostradën “Ibrahim Rugova” e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se është sjellë në QKUK pa shenja jete.
“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendren Emergjente pa shenja jete”, është shprehur ai pëë viktimëm e dytë.