Aksident i rëndë në Shqipëri, 7 të lënduar, mes tyre dy fëmijë

Një aksident i trefishtë ndodhi këtë të shtunë në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në Shqipëri Siç raportojnë mediat atje,  3 makinat u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë 7 persona mbetën të lënduar, mes tyre 2 fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.Ata janë dërguar të gjithë në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.Paraprakisht shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar nga një prej automjeteve, si dhe moti i keq.Si pasojë e përplasjes njëra prej makinave përfundoi jashtë rruge dhe ra në kanal.Me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, në vendin e ngjarjes po punon një grup hetimor.