Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, vdesin dy persona

0

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në orët e vona në fshatin Ponoshec të Gjakovës njofton Nysret Gjurkaj zëdhënës i Policisë së Gjakovës.Ai thotë se edhe pasagjeri i tretë ka pasur lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore.“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasur lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pasur lëndime të lehta trupore”, thotë Gjurkaj.Ai thotë se në vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori, dhe po vazhdon shiqimi i vendit të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *