Aksident tjetër me fatalitet në Kosovë: Vdes një person, lëndohen tre të tjerë

                     Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në fshatin Hodonovc të Kamenicës.Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar si pasojë e aksidentit janë lënduar edhe tre persona.Kujtojmë se të mërkurën mbrëma, katër persona vdiqën në një aksident të rëndë që ndodhi në rrugën Ferizaj-Shtime në orët e mbrëmjes. Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. /Reporteri.net/