Aktakuzat e reja tanimë duhet të na bindin se Specialja duhet rishqyrtohet në Kuvendin e Kosovës- Shkruan;Qazim Thaçi,zëdhënësi i parë degës të OVL-së në Prizren.
Jo lajm trishtë, por lajm që duhet të na zgjojë nga agonia të gjithëve, është Aktakuza ndaj katër drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ku tash po pritet të rëndohet me akuza të reja që iu referohen krimeve që pretendohet të jenë kryera në fshatrat; Semetishtë e Budakovë të Suharekës dhe në konviktin e Gjilanit. Këto akuza në formë të prerë dhe pa asnjë dyshim ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, ‘’i ka cilësuar si imagjinatë të gjykatës, që sipas tij, janë për t’i shtuar peshën asaj që supozohet që i bën fajtorë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës..’’.Derisa unë do të thoja edhe më ndryshme, kjo së pari duhet të zgjojë nga agonia veteranët e luftës, pushtetarët aktual deri tek presidentja e kryeministri, se ky pretendim jo vetëm që nuk ka bazë, por duhet të në bind se ata që bënë krime shëtisin anekënd Serbisë qe besa edhe në veri të Kosovës, Kurse në tani e plotë 23 vite rikujtojmë ditët e masakrave, apo përkujtojmë dëshmorët e martirët dhe vrasjet e civilëve. Kurse ata që e sollën këtë liri bashkë me NATO-në , çlirimtarët kot dh a pa bazë. mbahen në Hagë ende pa filluar as gjykimet. Kur bota prisnim të ngrisë zërin e drejtësisë dhe të të thotë fjalën përfundimtare të lirojnë çlirimtarët e të merren me ata që i bënë krimet. Kur tani më u bë lajm për ‘’dritë me diell’’ për raportin e Dik Martyt dhe Martyn???. Përse kjo kërkesë për zgjerim akuzash?!!Po i rikthehem fillimit tani kjo është një shans që me drejtësinë ndërkombëtare të instancave edhe botërore të kërkohet lirimi i çlirimtarëve . Nëse këtë nuk e sheh të arsyeshme qeveria qoftë edhe për ndonjë zhvillim gjeostrategjik, veteranët e luftës duhet kësaj here të kërkojnë zyrtarisht në instancat e drejtësisë evropiane edhe veçanërisht atyre Amerikane , të drejtën e tyre që udhëheqësit e lirisë dhe udhëheqësit e luftës dhe udhëheqësit e secilit veteranë në luftë, që të lirohen e të vazhdojnë jetën e tyre
Është radha të bëhen të gjithë kosovarët bashkë e bashkërisht të gjithë të mbrojmë ata . sepse përndryshe,haptas ua hapim rrugën atyre që ende nuk pranojnë pavarësinë tonë të na rikujtojmë se ne vete nuk e vlerësojmë e as nuk po njohim lirinë fituar me gjakun e dëshmorëve, martirëve e civilëve, Kot mund të,flasim e organizohemi të kërkojmë eshtrat e të pagjeturve , kurse liderët e luftës po poshtërojmë , duhet të ndalemi e të mendojmë – Quo Vadis Kosovë???!!!