AKV “Lidhja e Prizrenit” dhe mbështetjen e DKRS-së filloi sot, edicionin i VII-të i festivalit folklorik për fëmijë “URA”.

Sot,pasdite Prizreni  dukej  në një festë madhështore  sepse nisi edicioni i VII-të i festivalit folklorik për fëmijë “URA”, nën organizimin e AKV “Lidhja e Prizrenit” dhe mbështetjen e DKRS-së. Përkushtimi i Jeton Qafleshit ,drejtor e Gazmend Dervishit koreograf në AKV ‘’Lidhja r Prizrenit’’ , është organizim i palodhur që Prizrenin  po e bënë arenë të kulturës së fëmijëve  jo vetëm të mbarë Kosovës , por edhe përtej kufijve.

Skena ne Kej të ‘’ Shadërvanit’’ në  mbrëmjen  e së shtunës  u pushtua nga energjia dhe ngjyrat e grupeve artistike nga ;Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë, të cilët sollën këngë e valle që magjepsën publikun vendas dhe turistët, në qendër të qytetit.

Nesër vazhdon festa folklorike me grupe të reja dhe surpriza të tjera nga e gjithë hapësira shqiptare. Prandaj ky event kulturor  është ndër më të bukurit e Kosovës tha  drejtori i i DKRS Adem Morina. Ai në  hapje  të këtij  festivali ka theksuar se  qeveria Totaj dhe ne si drejtori,  gjithmonë do të vazhdojë të përkrah vlerat dhe  aktivitete ,mirëfillta  kulturore/QendraPress/