Albin Kurti vendi yt është Parlament me ba qeveri, jo në Has aty ku të rinjtë janë pa asnjë anim politik-Shkruan:Liridon LUSHAJ

/Foto e marrë nga”Hasit historik/ në fb.
Kur Kosova aktualisht po përballet me gjendjen më të rëndë që nga paslufta me mungesën e energjisë elektrike. Kur tashmë 35 herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit Komunal, e çmimet janë bërë të pa përballueshme dhe jeta është bërë skëterrë, është bërë terr, është bërë si kurr më keq. Pikërisht në këtë kaos të rëndë të Kosovë , në një aktivitet të vetë organizuar nga të rinjtë hasjanë, që nuk kanë anim politik së paku në këtë organizim, vije pikërisht ai që nuk i ka përkrah asnjërin nga këta të rinjë ,asnjë nga aktivitet e të rinjve hasjanë. Vije ai që ka gënjyer se do të ketë banesa të përballueshme, ka premtua ulje çmimesh, kurse ato janë stërngritur apo, vije ai që ka premtuar kushte e vende pune, e në fakt ka krijuar atmosferë që Hasim ta shpopullojë nga të rinjtë mbi 90 për qind. Vije ai që asgjë ska bërë për veteranët, ska bërë asnjë insistim të krijojnë jetë për rinjtë. Vije sepse gjithkah e ka bërë terr, e ka bërë keq e më keq Kosovën e uron këtë organizim mirë të organizuar nga të rinjtë hasjanë që nuk kanë asnjë ngarkesë politike, Por kjo vërtetë nuk ka kuptim, por si ta arsyetohet kjo gjendje tani, Albin Kurtit i duhet ti vendos gishtin kokës , e jo të bëhet pykë qarëse, mes të rinjve. Të shkojë tek kryetari Totaj në Prizren e ta urojë tashmë që Prizreni po shkon drejt titullit: ‘’Qyteti Evropian i Sportit 2026!’’. E jo të vije këtu për të krijuar ndasi, Besojmë këtë apel pa asnjë ngarkesë politike e merr seriozisht Kurti./QndraPress/