ALBINI KRYEMINISTËR , NË LIVADHET E DIMALIT !Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Kur rrugëhumburit e udhëheqin shtetin : Menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 që i fitoi LV – ë me 42 përqind , Albin Kurthi bëri gabim strategjik duke e poshtëruar opozitën prandaj e përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi . Në ” Natën e Thikave ” tha se i ka votat edhe për Kuvend , edhe për qeveri. Nuk i kishte votat as për Kuvend e as për qeveri andaj hyri në rrugën e bllokimit të formimit të institucioneve përmes marionetës numër 1 , Avni Deharit dhe marionetës numër 2 , Albulena Haxhiu që të dy kundërshtarë të rreptë të UÇK – së dhe bashkimit kombëtar . Servilë të Dejona Mihalit dhe rrymës të jugonostalgjikëve që janë shumuar si bari i keq në LV – ë . Partitë opozitare nuk patën as guxim , dije dhe largpamësi politike ta votojnë që në seancën e parë propozimin e LV – së për kryetar Kuvendi dhe qeverinë Kurthi 3 prandaj e përligjën anarkinë e stisur nga Kurthi ku e pëson populli kurse , këta që po qeverisin si autokratë po e realizojnë planin pa pasur asnjë mekanizëm mbikëqyrës nga Kuvendi , më lirshëm se në bahçe të babës. Po të votonin që në seancën e parë kryesinë e Kuvendit dhe qeverinë Kurthi 3 , kjo qeveri 100 përqind do të varej nga opozita . Nejse , pasi humbën dhentë iu kthyen mendtë ( jo të gjitha ) dhe e zhbllokuan Kuvendin duke e votuar një injorant kryetar Kuvendi . Doli pastaj se ka qenë jo rastësisht i propozuar nga LV – ë pasi i plotësonte kriteret e kërkuara , të urrejë patologjikisht UÇK – në dhe të dëshmohet si antikombëtar i bindur. Çka ka bërë mendermethënë kryetari i Kuvendit me laviren intelektuale nga Maqedonia e Veriut e kanë bërë shumë pronarë të mediave dhe shoqërisë civile , për një projekt e që sot janë bërë ” luftëtarë mbrojtës të UÇK – së “. Këta kanë kundërshtuar financimin e mbrojtjes për udhëheqësit e luftës dhe të shtetit që po mbahen pengje në Hagë , i kanë thyer gishtërinjtë duke gërrmuar në oborrin dhe shtëpinë e Katuçëve në Burrel mos po gjejnë ndonjë organ të nxjerrë me dhunë për t’ i dorëzuar Dik Martit , kanë dërguar dosje të sajuara në Hagë sikur që kanë dëshmuar , si dëshmitarë të mbrojtur në Hagë. Politikanët anti – UÇK – ë kanë keqpërdorur të burgosur në Kosovë me premtime se mund të përfitojnë nëse pranojnë të dëshmojnë në Hagë. Bashkë me ndërkombëtarë dhe Serbinë. Eksponentë të caktuar të OJQ – ve kanë thyer këmbët maleve të Burrelit dhe Peshkopisë si ” hulumtues ” të Dik Martit , faqezinjtë. Pasi u zgjodhë mendermethënë kryetar i Kuvendit , Basha i livadheve antikombëtare me ndihmën e keqbërësit Krasniqi , edhe ky mendermethënë ministër , shpiku votim për nënkryetarë e që në fakt hapën mundësi për bllokim deri sa të kenë nevojë . Arsyetimi ishte se , për shkaqe patriotike nuk duhej votuar kandidati i LS – e ndonëse të njëjtin e kishin votuar në vitin 2021 me 91 vota. Atëherë votimi ishte patriotik sot mosvotimi është patriotik. Sa të pafytyrë ! Kërkuan që LS – ë të shpallet organizatë terroriste si kusht të mos garojë në zgjedhje lokale. Po pse atëherë nuk e shpallën , Policinë e Kosovës e kanë shndërruar në servis partiak , AKI- në e kanë në kontrollë totale përmes të deleguarve partiakë , të paaftë dhe pa një pikë morali . Ka mjaftuar që këto dy institucione të sigurisë të dërgojnë dëshmi në gjykata dhe puna e Listës Serbe do konsiderohej e përfunduar . Në mungesë të guximit dhe të fakteve po e sulmojnë opozitën kinse ata , duke mos e votuar ” serbin e ndershëm të Albinit – Nenad Rashiqin ” po rreshtohen me Listën Serbe dhe Serbinë . Dhe kush ? LDK – ë që ishte organizimi i parë legal kundër okupimit serb dhe PDK – ë , AAK- ë dhe NISMA që ia kthyen pushkën Serbisë dhe Jugosllavisë , që edhe e sollën lirinë ! Sa të pafytyrë ! Në kohën kur organizimi politik paqësorë dhe ushtarak e kundërshtuan Jugosllavinë dhe Serbinë , parardhësitë biologjikë , politikë dhe kombëtarë , së paku 80 përqind ishin në anën e okupatorit si politikanë , hetues policorë ( udbashë ) , ushtarakë , prokurorë , gjykatës apo spiujë duke larguar nga puna shqiptarë , duke arrestuar , torturuar , dhunuar , dënuar apo vrarë vetëm se e donin lirinë , vetëm se ishin shqiptarë! Kur të doni ua bëjë listën me së paku 1200 emra të atyre që i shërbyen Jugosllavisë dhe Serbisë e që sot , ose vet kanë pozita në LV , Guxo dhe Alternativë , në pushtet ose pozita të larta , ose i kanë pasardhësit e tyre të stërkequr . 80 – 85 i keni në listën e deputetëve , 85 -90 përqind në kabinetin qeveritar . A ka gjë më të poshtër dhe të neveritshme se kur në emër të patriotizmit , që asnjëherë nuk e kanë pasur ju akuzojnë se jeni me Listën Serbe dhe Serbinë dezertorët e ndyrë të luftës së UÇK – së , Hysen Durmishi , Xhelal Sfeqla apo Haxhi Avdyli , si ajkë e këtij pushteti . Pastaj Mimoza Kusari që e kishte aktivizuar , sigurisht me urdhër të Dejonës dhe Kurthit ” hot – line ” apo vijën e nxehtë ( të kuqe ) me Sllavko Simiqin dhe Milan Radoiçiqin kundër UÇK – së ( përfshirjes në pagën minimale ) dhe zgjedhjen e një Gjykatësi të GJK – së. Në mes tjerave. Tash , po kjo Mimozë tregohet jofalenderuese ndaj Sllavko Simiqit . Në emër të patriotizmit të munguar ! Xhelal Sfeqla ia fali jetën Radoiçiqit e tash e kërcënon ….me pordhë atomike. Që nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit , shumë më tepër e kanë dëmtuar Kosovën deputetët shqiptarë , se ata të Listës Serbe. Ka qenë në dorën dhe vullnetin e shumicës – deputetëve shqiptarë themelimi i institucioneve e jo në dorën e Listës Serbe. Mjaft më me këto pordhë patriotike , nuk ishit patriotë kur e kërkonte koha , mjeranë ! Ju nuk e doni vendin , as qytetarët , e doni pushtetin dhe të mirat e pushtetit që , pa asnjë mëshirë i keni keqpërdorur , personalisht dhe familjarisht ! Qeveria Kurthi XL 3 : Mendermethënë kryetari i Kuvendit e konstituoi Kuvendin , sipas ” Rregullave të Albin Gotit ” . Sipas Kushtetutës së Vidovdanit ! Sipas një interpretimi juridik të një kontabilisti antikombëtar personalisht dhe familjarisht . Sipas injorantëve dhe analfabetëve kushtetues ! Në arsyetimin idiotesk mendermethënë kryetari i Kuvendit tha se krejt në fund interpretimi i kushtetutës është në dorën dhe mëshirën e tij pavarësisht nëse është apo jo në përputhje me Kushtetutën. Ku mund të gjeni kësi injoranti ? Ky e thirri mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ku morën pjesë patriotët e Shtimes , Dimal Basha , Albulena Haxhiu dhe Nora e Kelmendit me emrin konspirativ Emilia Rexhepi . Merreni me mend , ndërsa munguan anëtarët e Listës Serbe ( sipas LV – së ) , rrjedhimisht edhe tradhëtarë , Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala . Poshtërsia ka emër , LV – ë. Në emër të patriotizmit të munguar . Ky farë Basha u takua me presidenten e Ukrainës , Vjosa Osmani , para se të niset për Kolumbi dhe Meksikë ku u ka shpallur luftë karteleve të drogës anipse në Kosovë është bërë pjesë e menysë. Këta të LV – së , lëvyrës dhe jargavitës po thonë se do ta mandatojnë Kurthin për KM te Vojsa Osmani , nëse ajo kthehet shëndosh e mirë , bashkë me Sanço Pançon , pas ekspeditave në Meksikë , Kolumbi dhe Venezuelë. Më i zëshmi është kumbara i spasiqëve kriminelëve të luftës nga Obiliqi . Ky kumbarë i spasiqëve është deputet i LV – së. Kështu do të rrjedhin gjërat. Më Kuvend të themeluar nuk ka , deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese ose një martëveshje të imponuar politike. Nuk mund të thirren mbledhjet e Kryesisë për shkak të mungesës së kuorumit. Prandaj nuk mund të thirret seanca e Kuvendit ku do të votohej qeveria Kurthi . Vojsa Osmani , me ia çpue buzën nuk guxon ta mandatojë Kurthin për formim të qeverisë . E ka të qartë se është në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo është e vërtetë e thjeshtë . Pa konstituim të Kuvendit nuk ka as qeveri e as zgjedhje të reja . E vërtetë e thjeshtë ! Të presim , pasi nuk duan të bashkëpunojnë , në radhë të parë shqiptarët. Në ndërkohë të tjerët na i prejnë teshat që do të detyrohemi t’i veshim , pavarësisht si na bijnë ! Deri atëherë , Albin Kurthi mund lirisht të lodrojë nëpër livadhet e Ferizajit , në Festivalin e Gjyshes . Askujt dhe asgjë nuk i mbetet për botën tjetër. Çka mbjellë edhe do të korrësh ! Pa përjashtime ! 3 shtator 2025 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA