Ambasadori gjerman merrë pjesë në ceremoninë e fillimit të restaurimit të “Qendrës Kulturore Hebraike”

                           Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përgëzuar  Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për restaurimin e “Qendrës Hebraike Kulturore” në Prizren.Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se kishte marrë pjesë sot në ceremoninë e nisjes së restaurimit.“Mirë që jam sot në ceremoninë e vendosjes së themeleve të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren, së bashku me ministrin Hajrulla Çeku, ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv, Votim Demiri nga komuniteti hebre, kolegët diplomatë dhe nënkryetarin e komunës së Prizrenit”, ka shkruar Rohde, transmeton Klankosova.tv.