Amina Nuraj:Unë jam nga Sanxhaku, normalisht qe kam rrënjë shqiptare

Unë jam nga Sanxhaku, është normale që gjuhën amtare e kam mësuar nëpërmjet internetit sepse mkan ndan nga çdo gjë shqipe që isha ende në barkun e nënës.
Unë jam nga Sanxhaku, është normale që e kam mësuar historinë time dhe historinë e kombit tim që nga fillimi sepse u rrita në një mjedis të tillë ku është më e lehtë të jesh kafshë sesa shqiptar.
Unë jam nga Sanxhaku dhe normal që jam krenar për Aqif Blyten dhe Shaban Polluzhën.
Unë jam nga Sanxhaku dhe është normale që ngjyrat e mia të preferuara janë e kuqja dhe e zeza.
Unë jam nga Sanxhaku dhe është normale që nuk di si shqiptohet një fjalë në gjuhën shqipe sepse nuk patëm mundësi të mbaronim shkollën në gjuhën tonë amtare.
Unë jam nga Sanxhaku dhe është normale që e ndjej Republikën e Kosovës si vendin tim.
Unë jam nga Sanxhaku dhe është normale që jam i lidhur me gjak dhe shpirt me Republikën e Kosovës.
Unë jam nga Sanxhaku dhe është normale që kur fillon muzika SHOTE, zemra dëshiron të dalë nga emocionet.
Unë jam Sanxhaku, i harruar nga të gjithë, por përsëri qëndroj drejt me dashuri të madhe për kombin, flamurin dhe kulturën time./QendraPress/