Anëtarësimi në Oda e Prizrenit – Përfitime të paharrueshme për Biznesin Tuaj!

      Oda e Prizrenit në fillim të këtij viti kalendarik. bënë ftesë publike ‘’Bashkohuni me komunitetin e mjeshtërve dhe bizneseve duke u bërë anëtar i Oda e Prizrenit! Si anëtar, ju do të keni akses në një rrjet të gjërë biznesesh, mundësi bashkëpunimi dhe mbështetje të vazhdueshme për rritjen e biznesit tuaj. Në bashkëpunim me Handwerkskammer Koblenz nga Gjermania, ne ju ofrojmë mundësi të veçanta për trajnime dhe certifikime profesionale të nivelit ndërkombëtar.

Ja disa nga përfitimet kryesore të anëtarësimit:

Trajnime dhe seminare profesionale: Përmirësoni njohuritë dhe aftësitë tuaja me trajnime të organizuara nga ekspertë të fushave të ndryshme.

Mundësi për rrjetëzim: Lidheni me bizneset e tjera të rajonit dhe krijoni partneritete të reja që mund të ndihmojnë në rritjen tuaj.

Mbështetje ligjore: Përfitoni nga këshillimet ligjore që ju ofrojmë për të përballuar sfidat e tregut.

Certifikime profesionale: Si anëtar, ju keni mundësinë të fitoni tituj të rëndësishëm profesionalë si Mjeshtër ose Ndihmës Mjeshtër, duke ngritur nivelin tuaj të profesionalizmit dhe njohjes në treg.

Anëtarësimi në Oda e Prizrenit nuk është thjesht një hap drejt suksesit, është një investim për të ardhmen e biznesit tuaj!

Për më shumë informacione dhe për t’u anëtarësuar, kontaktoni Odën e Prizrenit në: Email :odanzprizrenit@gmail.com Tel. +38348119273.Stafi i Odës së Prizrenit dhe kryetari Afrim Tejeci edhe këtë vit presin që të jenë në përkrahje te biznese në Prizren.Sepse bizneset janë vetë fryma e këtij qyteti.