Anëtarët e shoqatës’’Burrnesha ‘’të diagnostifikuara me kancer , dje as bora si ndaloi të  shkojnë në Prekazin legjendar

                 Dje  edhe pse ishte moti me  borë  e shi, anëtaret e shoqatës’’Gratë Burrnesha’’ të diagnostifikuara me kancer me kryetaren e shoqatës Luljeta Tejeci, e ku ishte  edhe  kuvendarja e kuvendit  që  është njëra ndër më aktivet Ymran Fusha, ishin në  vizitë në Prekazin legjendar  për të  vizituar kompleksin memorial  të  komandantit  legjendar Adem Jashari

Edhe pse kushtet atmosferike nuk ishte e përshtatshme, por, kjo nuk i  pengoi për vizitën në këtë  vend tashmë   të çmuar e nderuar  nga  ata që  duan lirinë e Kosovës. Siç,  na  njoftoi  kuvendarja  Fusha, këto gra pastaj i bënë një  vizitë  edhe muzeut  në  Prekaz  ku nga afër morën  edhe një frymëzim më shumë  se liria e këtij vendi ka ardhur pas shumë  sakrificave. Pas këtyre vizitave, u organizua edhe një  drekë  si përmbyllje e   aktivitetit  e  njëherit duke festuar tri ditëlindje te mbijetuarave me kancer. Lidhur më këtë  organizim dhe  këtë aktivitet ato  falënderuan  kryetarin e Komunës së Prizrenit  Shaqir Totaj e nënkryetarin Kujtim Gashi, dhe kabinetin e kryetarit për mbështetjen e këtij organizimi të djeshëm