Angazhimi i ekipeve emergjente do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të menaxhimit të situates në komunën e Prizrenit.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të komunës sonë. Ekipet emergjente të kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Emergjencave dhe Sigurisë kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në terren, në zonat më të prekura, duke ofruar ndihmë për qytetarët me të gjitha kapacitetet në dispozicion.
Angazhimi i ekipeve emergjente do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe mbështetjes së qytetarëve në vendbanimet më të prekura nga reshjet e rrëmbyeshme./QendraPress/