Antigona Bytyçi,ndër kuvendaret më të sukseshme, garon përësri në listën e PDK-së

0

                   AAntigona/Berisha/ Bytyçi, ishte njëra ndër kuvendaret më të suksesshme  në  Kuvendin e  Prizrenit. Ajo  ishte  nismëtare e disa  ideve  sidomos ato  arsimore  ku dallohej për korrektësi dhe  për arsyeshmëri. Tani me  propozimin  edhe përkrahjen unanime të  banorëve të  Hoçës së Qytetit edhe në zgjedhje e 17 Tetorit 2021,  përsëri  garon  në listën e  PDK-së. Ajo sot,  këtë e ka bërë  publike në  llogarinë sajë  elektronike ku shkruan;Të dashur familjarë, të nderuar banorë të Hoçës së Qytetit, qytetarë të Komunës së Prizrenit, miq e dashamirë,

Nga kryesia e PDK-së- dega ne Prizren dhe nëndega – Hoçë e Qytetit jam propozuar që të jem përsëri kandidate për anëtare në Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit 2021.

I falenderoj shumë për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për mandatin e dytë!

Para se të kërkoj nga ju mbështetje dhe përkrahje, që të dal përsëri fituese në garë dua t’ju falënderoj të gjithëve, ju të cilët më përkrahët me votë në zgjedhjet e 2017-tës dhe falë jush isha kandidatja më e votuar në qytetin e Prizrenit, jo vetëm brenda PDK-së por duke përfshirë të gjitha subjektet politike!

Në listën e kandidatëve numri im është nr.3

Na duhet mbështetja juaj sepse na pret punë e madhe dhe përkushtim me kryetarin Shaqir Totaj.

Uroj zgjedhje korrekte, të lira e demokratike!

Na priftë e mbara!

Me respekt, Antigona Bytyqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *