Arrestohen dhjetë suharekas pasi u morën me bixhoz

Dhjetë persona janë arrestuar në rrugën “Brigada 123” në qytetin e Suharekës.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të njëjtit ishin hasur në një kafiteri duke luajtur bixhoz.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.