Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë ndaj tre policëve në Prizren

                           Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka arrestuar të dyshuarin për tentim-vrasjen ndaj tre zyrtarëve policorë që ndodhi të hënen në Prizren.Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i arrestuari është K.B., 32-vjeçar dhe ai dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Dëmtim i pronës”.Tre zyrtarët policorë të lënduar, njoftohet se pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi.”Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, Stacionit Policor Prizren me datën 10.10.2022 ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në një lagje të qytetit të Prizrenit. Patrulla Policore me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari kosovar shqiptar K.B. (1990) më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policor, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën e zyrtarëve policor, me ç ‘rast u shkakton lëndime trupore tre (3) zyrtarëve policor dhe dëme të konsiderueshme në automjetin zyrtar të policisë”, thuhet në njoftim.