Arsimi ka nevojë urgjente për reforma në të gjitha nivelet

0

      

Ymer Rogova këshilltar politik nga AKR ,lidhur me vlerësimin e arsimit në  komunën e Prizrenit ai pohon;” Zhvillimi ekonomik, arsimi e shëndetësia janë shtyllat kryesore të shoqërisë – shtetit. Arsimi është lëmia më e rendesishme e cila ndikon drejtpërdrejt në të gjitha lëmit tjera. Zhvillimi i shoqërisë si në anën edukative, kulturore e ekonomike mvaret prej kualitetit të arsimimit të popullatës së gjërë. Fatkeqesisht arsimi në Kosove ne pergjithësi ka degraduar në masë të madhe, e këte ma se miri e vërtetojnë testimet – vleresimet e PISA-as.

Si në tërë shtetin edhe në Prizren kemi të bëjmë me shumë probleme që e rëndojnë gjendjen në lëmin e arsimit.

Mos përshtatja e shkollimit me kerkesën e tregut të punes, shkollimi jo adekuat në shkollat profesionale, vlerësimi pa kritere të nevojshme profesional si dhe mungesa e investimit të nevojshëm në infrastrukturë dhe kuadro, janë problemet ma të theksuara në Kosovë dhe në komunën tonë.

Drejtoria Komunale e Arsimit duhet të planifikoi investime për objekte shkollore në disa pjesë të qytetit.

Sinkronizimi i punës së shkollave me Drejtorine Komunale të Arsimit është jetike për mbarëvajtjen e arsimit në komunen tonë.

Politika duhet ti largojë duartë nga arsimi, duke pas si primare shkollimin adekuat dhe profesionalizmin, për çdo vend pune në arsimin komunal.

Arsimi ka nevojë urgjente për reforma në të gjitha nivelet, duke filluar nga parashkollor e qerdhet deri ne nivelin akademik universitar.

/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *