“Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranvera”, OVL-UÇK përkujton dëshmorët që ranë gjatë muajit shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së që ranë gjatë muajit shkurt në luftën e fundit në Kosovë
OVL, duke nderuar ata thotë se “ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranvera”.
Më poshtë përkujtimi dhe emrat:
Kur dimri rëndonte mbi tokën e Kosovës dhe fryma e lirisë përplasej me furtunat e pushtimit, bijtë më të mirë të këtij vendi u ngritën si dritë në terr.
Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranvera.
Këta janë dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare në muajin shkurt, emra që nuk janë thjesht shkronja në histori.
Avdullah Nika, Maliq Karaqica, Qerim Jashari, Ali Paqarizi, Arben Saliuka, Driton Loku, Gafurr Loku, Besnik Restelica, Avdyl Pajaziti, Fatmir Sezairi, Gazmend Baliu, Muhamet Gashi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Rexhep Rexhepi, Albesian Mataj dhe Hetem Hasaj.
Ne i kujtojmë, i nderojmë dhe i mbajmë të gjallë në çdo hap të përpjekjes sonë për dinjitet, drejtësi dhe ruajtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare.