Aulon Nuredini shpallet kampion vendi në kategorinë U14, -50 kg, kualifikohet për kampionatin Ballkanik

                    Nuk kanë të ndalur sukseset për shpresën e karates nga Prizreni, Aulon Nuredini.Pas tri fitoreve, Auloni ka arritur që të kualifikohet për Kampionatin Ballkanik, i cili pritet të mbahet në muajin maj në shtetin e Kroacisë.Si rrjedhojë, shpresa e karates nga Prizreni, është shpallur kampion në nivel vendi në kategorinë U14, -50kg. “Kampion shtetëror🏆
Aulon Nuredini shpallet kampion vendi në kategorinë U14, -50kg.
Garuesi ynë pas 2 luftave të suksesshme triumfoi edhe në finale.
Me këtë fitore Auloni siguron kualifikimin në Kampionatin Ballkanik që mbahet në Maj të këtij viti.
Kampionit i dëshirojmë suksese në garat e radhës🦅”, ka thënë Elona Kolgeci, trajnere e Klubit të Karatesë “Eagle”./04 Online/