Banorët e lagjes’’Bajram Curri’’protestuan për mungesë të ujit të pijes drejtori Zeneli, pohon se jemi dakorduar për mirëkuptim
Sot, pas organizimit të protestave para “Hidroregjionit Jugor”, u takuam përsëri me Menaxhmentin e Ujësjellsit(Kryeshefin Ekzekutiv, Drejtorin e Njësisë dhe Shefin e Operativës) dhe i paraqitëm përsëri kërkesat imediate, të cilat i publikuam edhe para mediave:
1.Furnizim i rregullt me ujë ose reduktime proporcionale me lagjet e tjera, e jo vetëm lagjja jonë të diskriminohet.
2.Rritja e presionit(shtypjes) së ujit
3.Rishikimi i faturave të fryera, si pasojë e reduktimeve.
Ne paralajmëruam Menaxhmentin, se nëse deri të Premtën, këto kërkesa nuk mirren parasysh, atëherë do të kemi edhe veprime më ekstreme, por edhe me kërkesa më ekstreme.
Hapat tjerë do të jenë konform ligjeve dhe Kushtetutës që garantojnë trajtim të barabartë të gjithe qytetarëve të Kosovës. Për hapat e tjerë do të ju njoftojmë me kohë.Bashkësia Lokale Lagja “Bajram Curri” Prizren’’ shkruan:Visar .G. Xhabali.
Në orën 13 sot, banorët e përfaqësuese të lagjes ‘’Bajram Curri’ sot kana protestuar fillimisht para dyerve të kompanisë’’ Hidroregjioni jugor’’, ku me këtë rast ata mjaft të tensionuar kanë reaguar se mungesa e ujit të pijes po krijon probleme në këtë lagje kështu thanë përfaqësuesit e kësaj lagje. Pas kësaj kryeshefi ekzekutiv i ‘’Hidroregjionit jugo’’r Zenel Zeneli ka kërkuar që një delegacion i kësaj lagje të vije në zyre për të bashkërenditur edhe bashkëbiseduar për nevojat e kësaj lagjeje . Pas këtij takimi Kryeshefi ekzekutiv Zenel Zeneli pohon se kemi pasur një bashkërenditje e bashkëbisedim me delegacion i e kësaj lagje, ne kemi kërkuar që sa më parë të krijohen kushte sa më të mira dhe ne nuk kemi ujë të mjaftueshëm tha kyeshefi Zeneli, Inserte Banorët kërkojnë që reduktimet të jënë të barbarata për të gjithë e jo në këtë lagje të mos ketë 12 për reduktime/qendrapress.com/