“Bashkë ia dalim”nuk është thjeshtë vetëm një frazë,u tha sonte ne  takimin e FG të LDK-së në Prizren

Sonte,në mjediset e ‘’Kino Evropa’’ kryetarja e FG nga dega e LDK-së në Prizren Sadije Osaj Jakupi, e ku ishin edhe kryetari i kësaj dege  Driton Selmanaj, pastaj  dr Mybera Mustafa dhe kryesia e kësaj dege. Lidhur me këtë muaj ligjëruan edhe Dr. Fadil Kryeziu,Dr Sylejman Krasniqi , e në panel ishin edhe dr Jalldëze Gorani,Drejtoresha e OJQ@Rezonanca  Violeta Pirana dhe e mbijetuara Venera Baraliu

..Muaji Rozë! Forumi i Gruas LDK dega në Prizren organizon aktivitetin për sensibilizimin ndaj kancerit të gjirit,temë kjo kaq e rëndësishme dhe e ndjeshme! Motivi ynë “Bashkë ia dalim”nuk është thjeshtë vetëm një frazë por një angazhim dhe thirrje për veprim. Cdo bisedë,çdo takim,çdo iniciativë është një hap drejt përmirësimit të jetës. Sot t’i ndajmë idetë tona,të dëgjojmë njëra-tjetrën dhe të forcojmë lidhjet tona!/www.QendraPress.com/