Bashkëpunim Strategjik për Rritjen e Cilësisë në Industrinë Ushqimore

INFO DAY | Partnerët e projektit, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë & ALTA Academy&Oda e Prizrenit Sot u zhvillua me sukses Info Day, një takim frymëzues ku ishin të pranishëm dhe disa zejtarë nga Kosova “te fushës pastiqerisë “një bashkëpunim e ngushtë mes Dhomës Kombëtare të Zejtarisë dhe ALTA Academy, me synimin për të ngritur standardet profesionale dhe cilësinë në sektorin ushqimor.
Ky event u mbajt në kuadër të projektit tonë të përbashkët me Handwerkskammer Koblenz Gjermanisë.
Në Info Day morën pjesë përfaqësues nga Shoqata e Prodhuesve të Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave, Oda e Prizrenit, Dhoma e Zejeve Koblenz dhe studentë të Alta Academy.
Çfarë u trajtua?
Njohja e titujve profesionalë Ndihmësmjeshtër dhe Mjeshtër, bazuar në programe trajnimi dhe kualifikime të standardizuara.
Trajnime të dedikuara për sektorin ushqimor – në pasticeri, bukëpjekje, hoteleri-turizëm, bare dhe restorante.
Projekte dhe konkurse për profesionistë dhe të rinj, me fokus në rritjen e aftësive dhe promovimin e talenteve.
Mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme, përmes rrjetëzimit, këshillimit dhe shkëmbimit të eksperiencave.
Pjesëmarrje në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare – trajnime, panaire dhe evente promovuese.
Ky bashkëpunim është një hap konkret drejt fuqizimit të sektorit dhe përgatitjes së një force punëtore të kualifikuar, sipas standardeve evropiane./QendraPress/