Berishaj në deklarim të pasurisë nuk e kishte raportuar biznesin në Mal të Zi, me të cilin dyshohet se përfitoi 600 mijë euro nga kompania serbe

Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, i cili dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar duke përfituar kështu 600 mijë euro nga një kompani serbe, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, nuk e kishte deklaruar fare biznesin në Mal të Zi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Kjo vërtetohet edhe nga regjistri i tij në AAK për vitin 2022, ku kompania M Consulting nuk figuron fare.Krejt çka ka të deklaruar Berishaj, është një shtëpi, dy banesa, një tokë dhe dy vetura, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Të enjten vonë, mediumi slloven “Planet TV” raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e ka titulluar si skandal të madh financiar.=Sipas këtij mediumi, ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi. Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme. Berishaj, supozohet t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ky i fundit duhet t’i investojë këto para në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.