Beteja e Jeshkovës ishte një nder betejat më të lavdishme të UÇK-së u tha se në përkujtim të kësaj date

Për të nderuar dëshmorët e betejës më të lavdishme të UÇK-së në rajonin e Prizrenit, Betejen e Jeshkovës sot shoqatat e dala nga lufta bashkë me komunën e Prizrenit në shenje nderimi kanë bërë, homazhe ne varrezat e deshmorëve në Landovicë duke përkujtuar një nder betejat më të lavdishme te UÇK-se. Kurse në ora 10:30 të gjithë pas homazheve në varrzat e Dëshmorëve në Landovicë bënë homazhe pranë lapidarit ne fshatin Jeshkovë. Me këtë rast familjarë e përfaqësues komunal vunë buqeta lilesh. Nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, duke folur për këtë beteje të lavdishme tha se ishte njëra nga ato betejat që këta djem ranë për të mos vdekur kurrë. Sepse këtë ishin sypatrembur karshi forcave serbe.
Isa Berisha, kryetar i OVL-së dega në Pritren duke evokuar kujtime për këtë betejë tha se kjo ishte beteje e ringjalljes dhe frymëzimit atdhetar se këtu duhet të frymonte UÇK-ja këtu ranë shumë dëshmorë e fati deshi që disa prej këtyre ende të konsiderohen të zhdukur, Komandant Hisen Rexhepi i ka prirë kësaj beteje dhe padyshim se kjo ishte një ndër betejat më të lavdishme që ka pasur UÇK-ja.
Besarta Rexhepi e bija e komandant Hisen Rexhepi me këtë rast plotë emocione rikujtim takimin e fundit më komandant Hisen Rexhepin babain e sajë po thotë ai tash, po shihet se nuk ka vdekur por është i gjallë mes nesh
Beteja e 11 Marsit është beteja që UÇK-së ia pati rikthyer dinjitetin e luftës për liri