Beteja kundër raportit të Dick Martyt, Rama sot i drejtohet Këshillit të Evropës 

                       Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar adresimin e tij para Këshillit të Evropës gjatë ditës së sotme.Ai, duke e nisur njoftimin me flamurin e Kosovës dhe me fotografinë ilustruese ku në sfond shihen refugjatët kosovarë, ka paralajmëruar se do të flas edhe për çështjen e Kosovës dhe akuzat me të cilat ngarkohen krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar shkurt Rama, i cili muajve të fundit ka mbrojtur krerët e UÇK-së në shumë hapësira ndërkombëtare, veçanërisht duke e kundërshtuar Raportin e Dick Martyt, i cili ngarkon UÇK-në me akuza për trafikim organesh gjatë kohës së luftës.Kuvendi i Shqipërisë, tanimë ka miratuar edhe një rezolutë të sponsorizuar nga Partia Socialiste, e cila kundërshton raportin e Këshillit të Evropës me pretendime për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.Ndërkohë, sot për herë të parë, Kosova i është adresuar anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.Saranda Bogujevci, Nënkryetarja e Kuvendit, në fjalimin para anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës ka shprehur mbështetjen e Kosovës për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus.Bogujevci ka deklaruar se e kupton mirë vuajtjet e ukrainasve, pasi edhe vetë është ajo e mbijetuara e një masakre. Ky fjalim është konsideruar historik, pasi që Kosova për herë të parë përveç pjesëmarrjes në Asamble ka pasur edhe të drejtën për fjalë. Gjithashtu, në fjalimin e saj, Bogujevci ka folur për të arriturat e Kosovës ndër vite duke theksuar se kjo e fundit është demokracia më e gjallë në Ballkanin Perëndimor.