BIK-u del me njoftim lidhur me përfundimin e Ramazanit dhe për festën e Fitër Bajramit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dal me njoftim lidhur me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në njoftimin e BIK-ut, thuhet se Ramazani përfundon të shtunën e 29 marsit, ndërsa dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 30 mars.
Tutje thuhet se, manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:59 minuta, të cilit do t’i prijë Vedat ef. Sahiti – kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 30 mars 2025, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”, thuhet në njoftim