Bir ne nuk kemi luftuar, që ju të merrni udhët e botës,por ja kjo qeveri të vetmen rrugë ta la- Shkruan:Blerim Baxhaku, veteran i UÇK-së

E kam tepër të vështirë që sot më duhet të shkruaj këto rreshta shpirti. Them rreshta shpirti,sepse sot, biri im u detyra të marr udhët  e kurbetit. U ndjeva tepër keq unë  dhe bashkëshortja ime ,sepse biri im u detyrua të merr udhët e dhembjes udhën e kurbetit, Meditojë  e them nga shpirti .O bir unë si veteranë i luftës së UÇK-së kurrë se kisha menduar që biri im do të merrte këtë rrugë, që shpirtin sonte ma ka grimcuar e ma ka bërë plotë dhembje e plotë lot e gjak. Sa me trishton deklarua e kryeministrit aktual Kurti, se do të jete shpresë e rinisë, Kjo shpresë po na mbush dhembje ,sepse tashmë si kurrë më parë rina po ik. Po ik pa adresë .sepse kjo shprese e deklaruar e Kurtit Kosovës i ka ofruar kaq shumë dhembje. Me shuam se kurrë më parë .Sonte vërtetë ndjehem aq i trishtim në shpirt sa nuk ka gjë e kësaj bote, që mund të ma kalojë. Ky trishtim vije sepse e di mijëra djem e vajza  të dëshmorëve, veteranëve po detyrohen si kurrë më parë në këto dy vitet të fundit të ikin nga Kosova. O Zot them po si nuk i zë gjaku i dëshmorëve  gjaku i veteranëve që kanë  humbur rininë llogoreve të lirisë. Janë ëndrrat e tyre se në Kosovën e lirë do të gëzojnë bashkë  bukuritë e atdheut, Sonte  për mu bota përmbyset e di se njësoj është përmbysur edhe për mijëra nëna të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës,. Vetëm bijtë e atyre që kanë bërë sehir gjatë luftës tash privilegjohen, E si të mos pas zemra imë e zemra e qindra  e mijëra veteranëve  që bijtë iu ikin rrugëve të botës, Sonte kam kaq shumë trishtim dhe me kaq  dua ta përmbyllë këtë meditim. Sepse zemra deri në frymën fundit do të dhemb, mua e të gjithë dëshmorëve e veteraneve, sepse ata nuk vdiqën që bijtë e tyre të jen rrugëve të botës .Ata ëndërruan një Kosovë ndryshe. Albin, mendo këto dhembje, e këta lot ,e mos luaj me nderin e luftës ,mos se të zë  mundi i tyre, ty e të gjithë ata që  e nëpërkëmbin ./www.QendraPress.com/