Blendi Fevziu zbulon dosjen: Sigurimi i Shtetit përgjonte Ibrahim Rugovën për 20 vite, në Kosovë dhe në dy vizitat e tij në Shqipëri 
Gazetari shqiptar dhe autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka publikuar një video, ku tregon për gjetjet në dosjen e Sigurimit të Shtetit shqiptar në të cilën tregohet se si është përgjuar Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, për 20 vjet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Ai ka treguar se Rugova ishte përgjuar edhe përgjatë dy vizitave që kishte realizuar në Shqipëri, gjatë asaj kohe.“…se si Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, prakikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri në atë kohë, deri në kohën që ndiqët. Ky është nga shembujt tipik se si ndiqte. Dosja është dosje ndjekje, si ndiqej Ibrahim Rugova”, thotë Fevziu në video.